Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.