Stacioni i Policisë Memaliaj arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 63 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.