Një baba ka rrahur djalin e tij 23-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ndërsa babai dhunues është arrestuar nga policia.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. L., 54 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 23 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.