Komisariati i Policisë Përmet arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi duke kanosur bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.