Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar të grabisë 2 automjete në këtë qytet.

Në pranga u vu shtetasi A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin: A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje”, bëri me dije policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.