Një 50-vjeçar është arrestuar në Kavajë me dyshimet se ngacmoi seksualisht një të mitur në rrugë.

Arrestimi i 50-vjeçarit u bë pas denoncimit të të miturës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njofton policia.