Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, B. I., i cili kërcënoi bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Akërni.

Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë organizuan një operacion të shpejtë dhe e arrestuan atë kur përpiqej të arratisej me automjet.

Gjatë kontrollit, u sekuestrua arma kallashnikov dhe një sasi e lëndës narkotike cannabis, si dhe municion luftarak.