Një 47-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në, Fier, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente humbi jetën një punëtor.
Ngjarja ka ndodhur më datë 14 shtator, në fshatin Suk-1, Roskovec. 47-vjeçari dyshohet se nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi 42 vjeç, pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.”, thuhet në njoftimin e policisë.