Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përndiqte një vajzë të re 23 vjeçe.
Policia thotë se e reja e ka denoncuar burrin, pasi ai i hapte profile false në rrjetet sociale me përmbajtje denigruese dhe më pas e përndiqte.
Pas marrjes së denoncimit, policia arrestoi në kuadër të operacionit “Threat 2 ” shtetasin G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve”, bën me dije Policia e Shtetit.