Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 2 emigrantë.

Blutë sqarojnë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.