Komisariati i Policisë Gjirokastër, arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.