Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” është vënë në pranga 36-vjeçarja me iniciale F.S., banuese në Durrës.
36-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.