Arrestohet një person në Dimal. Mësohet se 36-vjeçari G.A ka dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Njoftimi i Policisë:

Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.