Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka kanosur një infermier në urgjencën e QSUT-së dhe ka kundërshtuar me forcë efektivët e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar shtetasin A. M., banues në Tiranë, për kërcënim të infermierit dhe për shpërthim dhune ndaj punonjësve të rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që po vijon hetimi për sqarimin e plotë të ngjarjes.