Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Gramsh, pasi ka kanosur dhe ka goditur xhaxhanë e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur xhaxhanë e tij dhe e ka goditur atë, me shuplakë. Në vijim, nga kontrolli në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.