Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili vodhi në banesën e babait të tij në Tiranê, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.S, i cili u arrestua në operacionin policor të koduar “Kasaforta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).
Aktualisht po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.