Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 32 vjeç, banues në Nepravishtë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi më datë 17.07.2023, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit).

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.