Një grua në Tiranë ka mbetur e plagosur, e goditur me thikë nga bashkëshorti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.