Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës një 34 vjeçar.

Ky i fundit është shoqëruar menjëherë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari i cili është banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.