Është arrestuar në Kukës një 32 vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë.
Më 16 Maj, ai ka kërcënuar dhe goditur me grusht një mjek.
“Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia