Një 32-vjeçar është arrestuar në Podgoricë, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe abuzuar me ish-bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit kallëzoi ish-bashkëshortin për dhunë.
Ajo tha në polici se burri e kërcënonte me armë zjarri dhe thikë.
Sakaq ish-bashkëhsorti ka mohuar para policisë akuzat.
Gruaja ka rrëfyer se ish-bashkëshorti e mbante të kyçur në shtëpi dhe se e dhunonte sepse ajo nuk ulte kokën kur shkëmbehej në rrugë me persona të tjerë.