Një 31-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Kallëzimin e ka bërë vetë 11-vjeçarja, e cila ka deklaruar në polici se se shtetasi R. A. kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.