Është vendosur në prangat e policisë një 30-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur në makinë ma armë zjarri.
Gjatë kontrollit të automjetit të 30-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A.K., policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.” njofton policia.