Gjirokastër
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen “18 Shtatori”, 29-vjeçarin, të cilit gjatë kontrolleve iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike Cannabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.