Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjetë prerës (thikë) një 17-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.