Policia e Korçës ka vendosur në pranga një 25-vjeçar banues në Selanik.

Ai u kap në flagrancë pas kontrollit që iu bë nga policia në valixhen e tij.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar. Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.