Një 24-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia.
Mësohet se 24-vjeçari B.A me banim në Picar, ka dhunuar fizikisht nënën e tij.
Ai është prangosur ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Vlorë/ Arrestoi shtetasin B.A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.