Një djalë i ri ka përfunduar në prangat e policisë në Himarë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 20-vjeçare.
Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.