Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet se ka kryer dy vjedhje gjatë ditës së djeshme.

Policia bën me dije se i riu ditën e djeshme, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash, pije alkoolike dhe një kamer sigurie, në një qebaptore në lagjen “Vasil Shanto”, si dhe një shumë parash në një lokal, në të njëjtën lagje.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me kamerën e sigurisë të vjedhur dhe një pjesë të parave të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.