Policia ka njoftuar sot se nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Myftar Marku 22 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

3-vjaçarja është transportuar drejt spitalit të traumës për të kryer ekzaminime dhe ndoshta ndërhyrje kirurgjikale, pasi është goditur në kokë.