Komisariati i Policisë Sarandë ka arrestuar shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Çukë, pas dyshimeve për ushtrim dhune fizike ndaj dy anëtarëve të familjes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu akuzohet se ka rrahur motrën e tij, 22 vjeçe, dhe vëllanë e mitur, duke shkaktuar shqetësim në familje dhe komunitet.

Ngjarja është denoncuar në Polici, e cila ka  arrestuar 20-vjeçarin.

Aktualisht, materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.