Një 19-vjeçar nga Memaliaj ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën pa patentë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.