Një 18 vjeçar është arrestuar pasi i mori byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë. Më pas u largua.
Kanë qenë forcat Shqiponja që bënë të mundur arrestimin e 18 vjeçarit sarandiot.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, informoi sot policia.