Një 16-vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke drejtuar makinën pa leje drejtimi, me qëllim kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj.
Arrestimi i adoleshentit është bërë nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.