Duket se sherret mes të miturve jo vetëm që nuk mbarojnë, por agravojnë deri në kanosje me armë zjarri.
Siç njofton Policia, një 15 vjeçar ka kërcënuar me pistoletë një 16 vjeçar në Kamzë.
“Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”. Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thotë Policia.