Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona ditën e sotme, pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh për të shitur doza kanabisi dhe kokaine.

Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se në pranga ranë: B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit.

B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza”, njofton policia.