Ditën e sotme dy banues të Durrësit me iniciale SH.M. dhe I.SH. kanë kundërshtuar e më pas kanë goditur dy punonjës policie gjatë shoqërimit të tyre në komisariat.
Policia ka bërë me dije se shtetasit 37 vjeç dhe 51 vjeç janë vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
-Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat;
-G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës;
-E. R., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 2 biçikleta, në lagjet nr. 18 dhe nr. 8.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.