Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 64 vjeçar pasi e kanë kapur duke kultivuar 50 bimë kanabisi. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Fnalizohet me sukses, pas një hetimi njëmujor, operacioni policor i koduar “Ngraçan”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mallakastër.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas.
Gjenden dhe sekuestrohen 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Ngraçan”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, u gjetën të kultivuara 50 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. H.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.