Policia e Shtetit ka zbuluar se dëmtimet në varrezat e fshatit Kutal të Përmetit janë kryer nga një i mitur.

Si pasojë, policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

Kujtojmë se ishte portali ‘Jugulajm’, që ditën e djeshme denoncoi skandalin e shkatërrimit të varrezave në fshatin Kutal.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Në lidhje me një video të postuar në një portal, për dëmtimin e varreve në fshatin Kutal, informojmë se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dëmtimet janë kryer nga një shtetas i mitur.

Policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.