Dy turistë maqedonas që kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit janë ndihmuar nga Policia e Himarës.
Një prej turistëve kishte pësuar dëmtime si pasojë e rrëshqitjes.
Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërriten në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej.
Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Policia e Himarës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent.