Një i moshuar dyshohet se është vetëmbytur në lumin ‘Buna’ në Shkodër.

Policia ben me dije se “ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se mund të jetë vetëmbytur”.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet.

Ndërkohë janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.