Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në shtet arriti në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022 në mbi 182 mijë punonjës, mbi 2 mijë më shumë se kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, ky tregues rezultoi edhe më i lartë në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, me rreth 185.7 mijë të punësuar në shtet.

Valët e rritjes së punësimit në shtet kanë rriten në prag fushatash zgjedhore. Psh vitin e kaluar në vitin 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.