Ndërron jetë një nga personat në fshatin Duçaj të Koplikut.
Incidenti ka ndodhur në territor malor, ku fillimisht u raportua se dy të rinj janë aksidentuar teksa po prisnin dru zjarri.
Mësohet se ata kanë qenë duke prerë dru në zonën e Koplikut, ndërsa sipas raportimeve, personi tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e incidentit, ku njëri prej tyre u plagos rëndë ndërsa tjetri fatkeqësisht ndërroi jetë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.