Një turist nga Zvicra është plagosur ndërsa ushtronte fluturimin me parashutë në zonën e Tërbuqit, në zonën e Gjirokastrës.
Sipas policisë lokale shtetasi me inicialet M. M., 59 vjeç, banues në Zvicër, është dëmtuar gjatë hedhjes me parashutë.
Përgjatë fluturimit ai ka patur probleme të cilat kanë shkaktuar rrëzimin dhe lëndimin fizik të tij.
Dyshohet se turisti ka thyer dy brinjë dhe ka ndrydhur rëndë këmbën e majtë.
Aktualisht gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.