Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Raportohet se babai, Agim Shkullaku, 82-vjeçar ka qëlluar me çifte të birin, Përparim Shkullaku, 47-vjeçar, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.