Plumbi e ka dëmtuar në këmbë 51-vjeçaren dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është dërguar pas ngjarjes në spital ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.
“Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
Plagosja ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë”, ndërsa ende nuk dihet autori. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.