Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për plagosjen e një 43-vjeçari në fshatin Luz i vogël në Kavajë, pasditen e së dielës.
Në pranga u vu një 26-vjeçar, mbi të cilin rëndonjnë akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në kërkim janë shpallur dhe dy autorët e tjerë, të cilët janë vëllezër.