Një punonjës policie i Komisariatit të Gramshit i ka vjedhur sendet personale një personi të ndaluar.
Nënkomisari G.C. 31 vjeç, specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit pasi u zbulua se është i dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Masat ndaj tij u dhanë nga Gjykata e Elbasanit pas hetimit të nisur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që referoi veprat në Prokurori.
Sipas hetimeve të kryera nga AMP, janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar.