Një fëmijë ka humbur jetën në spital, pasi u përplas nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një 25-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Kavajë, ndërsa 6-vjeçari humbi jetën sot në spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.