Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. B., pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarshovë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.